Mero Baze: Sanksionimi i Rakipit nga SHBA, paralajmërim serioz për përkrahësit e Berishës! Ka mbështetur Foltoren

0
379
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur Mero Baze shprehet se sanksionimi i ish-deputetit Aqif Rakipi nga Departamenti i Thesarit në SHBA është një paralajmërim për mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i shpallur non-grata nga DASH.

Baze thotë se “Rakipi ndoshta nuk do të ishte përfshirë në këtë listë sikur të kishte mbyllur tërheqjen e tij nga ndikimi në politikë”, por ai vendosi të mbështesë “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Aqif Rakipi është penalizuar më herët nga ligji i dekriminalizimit, kur ishte deputet i zgjedhur nga lista e koalicionit të Partisë Demokratike me PDIU më 2013, dhe rikthimi i fokusit tek ai, me sa duket vjen për dy angazhimet e tij të tërthorta politike, përdorimin e influencës së tij në zgjedhjen me vota popullore të djalit të tij në Qarkun e Tiranës dhe ndoshta më tepër akoma, tek përfshirja e tij në mbështetje të “Foltores” së Berishës prej vjeshtës së vitit të kaluar, deri më 6 mars”, shprehet Baze.

Sipas Bazes, ky është një paralajmërim serioz për të gjithë ata që sfidojnë SHBA-në për t’i dalë në krah Sali Berishës.

“Për këtë arsye, më shumë se sa një ndëshkim për të, përfshirja e Rakipit në këtë listë është një paralajmërim serioz për të gjithë ata që e kanë marrë sfidën me SHBA për t’i dalë në krah Sali Berishës, si një sfidë personale”, shprehet gazetari Baze.

Sa i përket sanksionimit të biznesmenit Ylli Ndroqi, Baze shprehet se “përbën një goditje simbolike, për ndikimin e medias në politikë për qëllime përfitimi”.

Nga ana tjetër, penalizimi i Ylli Ndroqit, si një pronar mediash me influenca kriminale, përbën një goditje simbolike, për ndikimin e medias në politikë për qëllime përfitimi, por nuk përbën shembullin më domethënës në këtë vend, ku mediat e mëdha, më me ndikim se ai, janë të shquara jo vetëm për ndikim, por për diktim të politikës dhe influencës kriminale, shkruan gazetari Mero Baze.

Zjarr Tv Ad