Edi Rama viziton “Factory Berlin”, rrjeti më i madh europian i inovacionit dhe edukimit digjital së shpejti vjen në Shqipëri, kryeministri merr dhuratën e veçantë

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeminstri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, është ndalur edhe te “Factory Berlin”, rrjetin më të madh të Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit, muzikës tekno, me një pjesëmarrje prej mijëra anëtarësh që ndërveprojnë me biznese dhe talente nga e gjithë bota.

Ai ka parë nga afër punën që bëhet në atë ndërtesë, teksa u njoh edhe me disa nga projektet që janë duke u zhvilluar nga “Factory Berlin”.

Në fund, kryeministri mori edhe një dhuratë të veçantë nga një artist gjerman që punon në Berlin, i cili e njihte Edi Ramën si artist. Dhurata ishte një pikturë, të cilën Rama tha se do e mbante vetë si kujtim nga vizita në Factory Berlin.

Kryeministri njoftoi se së shpejti “Factory Berlin” do të vijë edhe në Tiranë, për të krijuar një rrjet të tillë edhe në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad