Berisha e quajti guvernatore, Xhaferaj në mbledhje: Për grupin e PD Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera debate janë zbardhur nga mbledhja e Partisë Demokratike që u zhvillua ditën e sotme. Përpos debatit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj, ka pasur dhe deputetë të tjerë të cilët kanë shprehur mendimet dhe pakënaqësitë e tyre. Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj ka thënë se për PD, Yuri Kim është një ambasadore e nderuar dhe jo “guvernatore”, siç e ka quajtur Berisha.

“Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA-ve dhe jo guvernatore! Si Berisha, si Alibeaj nuk po bëjnë përpjekje për bashkim, s’po bëni bashkim por rrënim!”, mësohet të ketë thënë Xhaferaj.

Kujtojmë që në një deklaratë Berisha ambasadoren Kim e ka quajtur guvernatore.

“Pyetja del jashtë kontekstit të bisedës por unë ju garantoj se e kam shumë të lartë dhe kam respektin më të madh për ambasadoren kur ajo vepron në përputhje me përfaqësimin e presidentit Joe Biden, si kundër nuk mund të pajtohem kurrë me qëndrimet e saj kur ajo vepron si guvernatore dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës, unë do ta kundërshtoj dhe denoncoj” tha Berisha në një intervistë.

Zjarr Tv Ad