Robert Papa plas “bombën” për non gratat në politikën shqiptare: Burimet janë nga Yuri Kim

0
3838
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për MCN TV, gazetari Robert Papa ka komentuar shpalljen non grata nga SHBA të ish-deputetit socialist, Aqif Rakipit dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.

Papa tha se politikanët që mund t’i shtohen së shpejti zyrtarisht kësaj liste e kanë marrë prej kohësh sinjalin përmës refuzimit të vizës për në SHBA.

Komenti i Papës:

“Nuk kam dyshimin më të vogël që në departamentin e thesarit askush nuk e njeh Aqifin apo Pasmaçiun. Informacioni vjen nga Shqipëria. Biden ka prioritet korrupsionin. Goditja kryesore është Bonje-Hercegovina. Që ka korrupsion në Ballkanin Perëndimor, kjo nuk diskutohet.

Ndryshimi mes DASH dhe Thesarit është i madh. Në këtë rast ngrihen fondet monetare të dikujt që mund të ketë qenë pjesë e krimit të organizuar. A janë sinjale? Po. Sinjalet janë për Ramën, me Qifen.

Burimet janë nga Yuri Kim dhe ambasadorë të mëparshëm. Janë edhe politikanë të tjerë, padyshim.

Duket që ata e kanë një listë. Kur bëjmë pyetje, na japin përgjigje diplomatike. I kanë me shkallë. Nuk duan që në Ballkan të ketë ndikim, hyrje ruse dhe kineze. Në një krizë të madhe në Ukrainë, ne duhet të jemi mirënjohës që dërgojnë sinjale për korrupsionin. Që ka të tjerë në listë, nuk diskutohet. Ata në Shqipëri e dinë mirë, sepse shkojnë të marrin vizë dhe u refuzohet. Listat janë gati”, tha Papa.

Zjarr Tv Ad