Diskutimet në PD/ Korreshi: Të bashkohemi sepse nuk jemi në rrugën e duhur; Vokshi: Bashkimi të mos jetë i sforcuar

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në selinë e Partisë Demokratike vijon mbledhja e Grupit Parlamentar, e cila është shoqëruar me shumë debate mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.

Por ish-kryeministri ka dalë nga selia dhe nuk dihet nëse do të rikthehet, ndërkohë që mbledhja vijon. Gjatë mbledhjes, deputeti Saimir Korreshi ëhstë shprehur se e vetmja mënyrë për të zbutur demokratët është bashkimi, ndërkohë që Albana Vokshi tha se ky bashkim i PD nuk duhet të jetë i sforcuar.

Deputeti Lefter Gështenja ka deklaruar se ka kohë që PD është në krizë të thellë, teksa përmendi edhe zgjedhjet që po zhvillohen në disa degë të partisë. Ai tha se këto zgjedhje duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mos ketë përjashtime, ndërsa propozoi që të ngrihen Grupe të Përbashkëta Pune në nivelin qëndror dhe lokal për organizimin e zgjedhjeve në parti.

Zjarr Tv Ad