Reforma Zgjedhore, KQZ u kërkon partive emrat e anëtarëve të Komisionit Parlamentar, Celibashi tregon datat kur mund të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilrijan Celibashi, ka kërkuar nga partitë politike që të depozitojnë emrat e anëtarëve të Komisionit Parlamentar të posaçm për Reformën Zgjedhore.

Partitë politike kanë rënë dakord për krijimin e këtij Komisioni, por përçarja brenda PD-së ka bërë që të mos ketë emra konkret. Ndërkohë, Celibashi ka treguar se 16 Prilli i vitit 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Data 14 Maj 2023 është data e fundit. Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, shkruan Celibashi.

Zjarr Tv Ad