Gjokutaj: Me incineratorët duhet të bllokohen llogaritë bankare dhe pagesat, ndryshe afera vazhdon

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Ora e Betit”, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se SPAK-u duhet të veprojë shpejt ka persona të arrestuar për incineratorët dhe ka afat paraburgimi.

Sipas tij këto afat mund të mbarojë dhe njerëzit e arrestuar të lirohen, si dhe shtoi se qëllimi i këtyre veprimeve duhet të jetë sekuestroja e parave publike, jo vazhdimi i pagesave.

Gjokutaj: SPAK-u duhet të veprojë shpejt. Ke persona të arrestuar për këto çështje dhe ka afat paraburgimi. Nëse ato përfundojë, atëherë këta ikin. Nuk dua ta besoj por në këtë çështje ka elementë që akoma vazhdojnë dhe kreditohen llogaritë e personave të kërkuar.

Dihet se para se të arrestosh personat sekuestron asetet dhe llogarite bankare. Nëse ajo aferë vazhdon dhe burgos njerëz, atëherë kjo çështje do të vazhdojë. Kjo çështje ndiqet që të shpëtohet paraja publike, sepse ky është qëllimi. Burgoja e personave është pasojë e kësaj.

Zjarr Tv Ad