Gazetari nxjerr foton: Vaji i kanabisit prodhohet në Shqipëri, një shiringë shitet 3,000 euro! Kimisti ka ardhur nga jashtë

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha tha se në Shqipëri është prodhuar vaj kanabisi në mënyrë ilegale. Ai tha se një dozë e tij shkon në 2 -3 mijë euro dhe është prodhuar nga një kimist që vjen nga jashtë shtetit.

“Ky është vaj kanabisi i prodhuar në Shqipëri. E prodhon një kimist i ardhur nga jashtë, e ka futur në shiringë. Një dozë e tij shkon në 2-3 mijë euro dhe përdoret nga personat që janë me tumor. Ne sot ilegalisht prodhojmë vaj kanabisi”, tha Hoxha dhe publikoi foton e shiringës me vaj kanabisi.

Ndërkohë, ekonomisti Pano Soko i ftuar gjithashtu në emisionin “Opinion”, është shprehur se Shqipëria nuk do të ketë përfitim të madh ekonomik nga legalizimi i kanabisit. Sipas tij, do jetë e vështirë për të gjetur treg.

“Në do e marrim dhe do e përdorim vetë vajin e kanabisit se nuk e shesim dot. Sa nevojë kemi për kanabis mjekësor. Këtu është ngritur se industria e kanabisit do bëj namin, jo, kanabisi është segment shumë i vogël i industrisë medicinave.

Nuk do të thotë që mund të gjesh treg për të përfituar ekonomikisht. Maksimalisht mund të mendojnë që mund të mbushim tregun tonë. Përfitimi është shumë i ulët. Dy tonë, sa Maqedonia e Veriut dhe aty do e kemi ne 1 milion dollarë hajde të shikojmë se çfarë do fitojmë”, u shpreh Pano Soko.

Zjarr Tv Ad