“Shpopullimi shqetësimi kryesor”, Meta takim me të rinj të programit të OSBE-së: Ka ardhur koha që të marrin në dorë fatet e tyre

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar sot të rinjve, duke i kërkuar të jenë të bashkuar dhe të marrin në dorë fatet e tyre.

Deklarata e presidentit vjen pas takimit me një grup të rinjsh të programit të OSBE-së në Shqipëri “Youth Trail”, takim ku i pranishëm ka qenë edhe Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco.

“Ka ardhur koha për një zgjim dhe shkundje të rinisë, për të marrë në dorë fatet e saj dhe të së ardhmes së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për këtë është e domosdoshme që rinia të jetë e bashkuar dhe ndërvepruese, veçanërisht për të nxitur llogaridhënien në çdo nivel dhe refuzuar politikat qeverisëse, që nuk i dëgjojnë, nuk i përfshijnë dhe nuk ju japin asnjë mundësi për të shpalosur potencialet e tyre”, është shprehur presidenti.

Meta theksoi se një shqetësim i madh është largimi i të rinj dhe shpopullimi që sjell një lëvizje e tillë për vendin tonë, ndërsa rikthimin e shpresës tek kjo grupmoshë, ai e quajti një domosdoshmëri

“Shqetësimi im i madh është shpopullimi, veçanërisht largimi i të rinjve, që përbën një kërcënim mjaft serioz për të ardhmen e vendeve tona, veçanërisht të Shqipërisë. Është thelbësore të rikthejmë shpresën dhe besimin tek të rinjtë, për t’u krijuar të gjitha hapësirat për të ndërtuar në vendin e tyre, të ardhmen e sigurt europiane”, ka deklaruar  më tej ai.

Zjarr Tv Ad