“Nënshkruam marrëveshjen me Universitetin e Janinës”, Kushi: Besimplotë që ky bashkëpunim do të sjellë jo vetëm zhvillim akademik, por edhe impakt në zhvillimin social

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit “Eqrem Çabej” dhe Universitetit të Janinës.

Sipas ministres ky bashkëpunim do të do të nxisë modernizimin e programeve universitare, punën kërkimore shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve, si dhe pjesëmarrjen në programe të përbashkëta evropiane dhe ndërkombëtare.

“Universiteti i Gjirokastrës në rrugën e ndërkombëtarizimit

Sot u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit midis Universitetit “Eqrem Çabej” dhe Universitetit të Janinës, i cili do të nxisë modernizimin e programeve universitare, punën kërkimore shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve, si dhe pjesëmarrjen në programe të përbashkëta evropiane dhe ndërkombëtare.

Besimplotë që ky bashkëpunim do të sjellë jo vetëm zhvillim akademik e universitar, por do të ketë impakt edhe në zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik për Gjirokastrën dhe gjithë rajonin”, shkruan ministrja.

Zjarr Tv Ad