Qeveria po tallet me invalidët me paketën e rezistencës’

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga paketa e rezistencës sociale, duket se nuk do të përfitojnë mijëra pensionistë, pasi qeveria ka vendosur kritere penalizuese.

I intervistuar nga SYRI TV, Dod Zymaj nga Laçi, me statusin invalid i plotë thotë se ende nuk e ka marrë shumën prej 3 mijë lekesh, me argumentin së ka pensionin 187 mijë lekë, thotë gazetari Martin Marku.

“Paketa e Rezistencës”, e prezantuar nga Kryeministri Rama e cila parashikon dhënien e parave për shtresat në nevojë që preken nga shtrenjtimi i çmimeve në tregje duket se nuk është terhequr nga  të gjithë.

Dod Zymaj nga Laçi, me statusin invalid i plotë thotë se ende nuk e ka marrë shumën prej 3 mijë lekesh, me argumentin se e ka pensionin 187 mijë lekë.

Zymaj thotë se në zyrat shtetwrore kanw një sjellje aspak njerëzore ndaj tij, teksa nuk ka asnjë shprese se do t’i përfitojw, duke qenë se ka selektime. Bashkëshortja e tij, Kristina Zymaj, akuzon qeverinë pasi sipas saj ky diferencim është i padrejtë pasi në këtë krizë që jemi të gjithë kanë nevojë për sado pak lekë.

Kryeministri Rama theksoi se ata që do të përfitojnë nga kjo paketë janë pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të gjitha familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike

Zjarr Tv Ad