E propozuan për Presidente, reagon Elena Kocaqi: Duhet një grua në krye të shtetit!

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historiania Elena Kocaqi ka kryesuar sondazhet që janë bërë për emrin e mundshëm që mund të zërtë postin e Presidentit të Shqipërisë. Përdoruesit e rrjeteve sociale duket se kanë votuar historianen për të zënë postin e Ilir Metës. Lidhur me këtë reagoi sot dhe vetë Kocaqi në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

“Kam parë sondazhe që janë bërë, se kam menduar se kam bërë shumë punë nga bota akademike. Por kur pashë që në rrjet po votohej më vinte lajmërimi dhe e ndjeva për detyrë që të bëja një status publik se unë mund t’i përfaqësoj ata. Ishte një letër falenderimi për publikun që më kanë votuar.

Vetë Elena është realizuar. I kam të gjitha dhe nuk ka nder më të lartë që të jesh staf akademik në universitet. Ndërsa posti i presidentit është në ato merita që ti mund të kontribuosh për vendin tënd. Kontributin e kam detyrim njëherë si qytetare shqiptare edhe së dyti si një qytetarë e shkolluar me taksat e shqiptarëve.

Duke qenë se jam për juridik, e njoh shtetin dhe di pozicionin e presidentit, di ta ruaj shtetin, të respektoj Kushtetutën dhe të mos krijoj probleme institucionale. E njoh shumë mirë dhe aspektin qeverisës dhe duke qenë se kam mbaruar dhe për histori dhe doktoraturë për marrëdhëniet ndërkombëtare, njoh problematikat dhe sjelljet e shteteve dhe interesat gjeo-strategjikë.”, u shpreh Kocaqi.

Duke iu përgjigjur pyetjes se përse mendon se duhet ta zërë një grua postin e Presidentit, Elena tha: “Ne kemi 2250 vjet që nuk e kemi një grua në krye të shtetit që nga koha e Teutës. Kemi kaq shumë kohë.”

Çfarë do të bënte në krye të shtetit? “Në dorë e ka qeverisja për të bërë shumë gjëra sepse kompetencat e presidentit janë në Kushtetutë. Presidenti nuk duhet të ndërhyjë dhe të mos merret me politikë. Duke qenë se kanë ardhur nga parti politike, dashur pa dashur kanë kaluar nga interesat e tyre.

Qytetarëve nuk iu kemi dhënë komoditet dhe rehati, kemi pasur stres shumë të madh në politik. Nëse presidenti do të zgjidhej nga populli, qytetarët shqiptarë do të më besonin një pozicion të tillë. Për mua nëse do të ishte kandidatura do të doja të kisha të dyja palët, sepse jam aty për të qenë mbi palët.”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad