“Peshku qelbet nga koka”, Kryemadhi reagon për raportin e DASH: Skaner i krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv…

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjithashtu ka reaguar për raportin e publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për Shqipërinë, ku qeveria shqiptare është cilësuar si më e korruptuara.

Kryemadhi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se raporti i DASH është një skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv që ndikohet nga keqqeverisja.

Ndër të tjera për reagimin e kryeministrit Edi Rama shkruan “e kuptueshme që qeveria e fasadave nuk i pëlqen raportet faktike por deklaratat propagandistike, ndaj i ftoj të lexojnë edhe deklaratën e sotme që zyrtari i INL ka bërë në Tiranë për aferën e inceneratorëve dhe pastrimin e parave të pista në ekonominë e Rilindjes”

“Peshku qelbet nga koka”, do të ishte përkufizimi troç e shqip i raportit të DASH për Shqipërinë. E kam lexuar me shumë shqetësim çdo gjetje, që nga zgjedhjet me probleme, korrupsioni në çdo qelizë të qeverisjes, mungesa e pavarësisë së gjyqësorit edhe pas reformës në drejtësi, e deri tek kufizimi i lirive e të drejtave themelore. Përtej çdo justifikimi, raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtëpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve.

E kuptueshme që qeveria e fasadave nuk i pëlqen raportet faktike por deklaratat propagandistike, ndaj i ftoj të lexojnë edhe deklaratën e sotme që zyrtari i INL ka bërë në Tiranë për aferën e inceneratorëve dhe pastrimin e parave të pista në ekonominë e Rilindjes” shkruan Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad