Zgjedhjet në degët e PD, Rithemelimi do të përfshijë të gjithë deputetët

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit ka gjetur tani mënyrën sesi do t’i bëjë pjesë të procesit zgjedhor që po zhvillohet në bazë të PD-së edhe deputetët që kanë dalë kundër tyre.

Deputeti Edmond Spaho tregon për A2 CNN udhëzimet që kanë marrë anëtarët e Rithemelimit nga mbledhja e 13 prillit, ku sjell shembull deputetët e qarkut Korçë që sipas tij po mbyllin një proces gjithëpërfshirës.

“Janë porositur të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit që urgjentisht të kontaktojnë deputetët dhe t’i angazhojnë në grupin që drejton grupin e riorganizimit në çdo degë. Salianji nuk mori ftesë? Unë di që është pjesë e procesit në Korçë”, deklaroi ai.

Berisha deklaroi një ditë më parë së auditimi i procesit do të zhvillohet në të gjitha degët e PD-së, teksa  Spaho shpjegoi se si do të jetë i përbërë grupi i punës për të shmangur çdo përplasje mes demokr

“Do të ketë pjesëtarë nga të dy krahët, o të shqyrtohen pretendimet”, vijon Spaho për A2 CN

Rithemelimi po i jep rëndësi të veçantë që këto zgjedhje të mbyllen duke bashkuar demokratët, nënvizoi Spaho, por qartësoi se nuk do të ketë më shtyrje të tyre.

Zjarr Tv Ad