“Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht!”/ Haradinaj kujton vëllanë e vrarë

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij të ndjerë, Enverin, i cili u qëllua me armë zjarri më 15 prill të vitit 2005 nga persona të panjohur.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Enverin e vranë pas shpinës, në liri.

“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht.”

Më herë, Haradinaj është shprehur se është e vërtetë që disa shqiptarë vepruan, por që vëllai i tij Enver u vra nën “skenarin serb” dhe se ishte një vrasje politike.

Zjarr Tv Ad