“PD të rigjejë veten dhe të kthehet në një alternativë!”, ambasadori Zingraf del me mesazhin e rëndësishëm: Duhet të flitet për përmbajtjen e saj, jo për personat!

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf shprehet se PD duhet të rigjejë veten dhe të kthehet në një alternativë për qytetarët ku të flitet për përmbajtjen e saj dhe jo për personat.

Duke komentuar nga Korça situatën brenda PD, ambasadori Zingraf tha në një intervistë për Report Tv se PD duhet të zhvillojë procese transparente dhe të zgjedhë një udhëheqës  që është i orientuar nga e ardhmja dhe të kthehet në një opozitë të fortë që do të kontrollonte qeverinë.

Ambasadori gjerman foli edhe për vendimet e SHBA për personat e shpallur ‘non grata’ dhe akuzat që bëhen ndaj ambasadorëve.

Si e vlerësoni situatën në PD, a duhet të qëndrojë një person ‘non grata’?

-Në fakt përgjigja ime do duhej të kishte qenë këto janë çështje të brendshme të një partie rreth të cilave nuk do të duhej të shprehesha. Por më duhet të them gjithsesi diçka rreth kësaj sepse kemi të bëjmë me të ardhmen politike të një partneri të ngushtë sikurse është Shqipëria për Gjermaninë.  Çdo vend i cili kërkon të ketë një sistem demokratik funksional do duhet të ketë gjithashtu dhe një opozitë të fortë e cila do duhet të shërbente për kontrollin e qeverisë sepse në fund të fundit zgjedhësit do duhet të kenë alternativen e duhur. Ndaj do dëshiroja shumë që PD të mund të rigjente në njëfarë mënyre veten sepse kjo do të ishte e rëndësishme për vendin pasi vitin e ardhshëm kemi zgjedhje. Do doja gjithashtu që e gjitha kjo të ndodhte në kuadër të proceseve transparente dhe nga pikëpamja juridike të pastra dhe që partia të mund të gjejë një udhëheqje të sajën e cila të jetë e orientuar nga e ardhmja dhe të mund të arrije të bëjë gjithçka çka do duhej të bënte një opozitë dhe më së fundi të flitej rreth përmbajtjeve e jo rreth personave.

Departamenti i shtetit ka shpallur ‘non grata’ dhe emra të tjerë të njohur si Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. Si mendoni çfarë ndikimi kanë në imazhin e Shqipërisë?

-Në fakt këtë nuk do dëshiroja ta komentoja! Më takon vetëm të them që për Republikën Federale nuk i përdor instrumente të tilla. Ne përdorim disa regjime të caktuara sanksionesh të dakordësuara  paraprakisht sikurse është në rastin e Rusisë për të deklaruar persona të caktuar si ‘non grata’ të cilëve u ndalohet hyrja në Gjermani. Në këtë formë nuk e përdorim këtë lloj instrumenti dhe nuk do dëshiroja të komentoja vendimin e qeverisë amerikane.

Shpeshherë diplomatë të huaj janë vënë në shënjestër dhe janë akuzuar se po ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë. Ju si e vlerësoni?

-Unë nuk kam koment për këtë, personalisht nuk jam ndjerë ndonjëherë i tematizuar lidhur me këtë problematikë.

Zjarr Tv Ad