PS shkresë Kuvendit: Të fillojnë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës!

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste kërkon zyrtarisht nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla kërkon që të thirret më datë 29 prill Konferenca e Kryetarëve për përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit. Ata propozojnë datën 4 qershor.

“Bazuar në nenin 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenet 12 dhe 190 të Rregullores së Kuvendit, parashtroj kërkesën për thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Në nenin 88, pika 2 të Kushtetutës, përcaktohet se “mandati (i Presidentit të Republikës) përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës.

Në nenin 88 pika 2/1 të Kushtetutës, përcaktohet se procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës””, thuhet ndër të tjera në shkresën që Taulant Balla i ka dërguar kryetares Lindita Nikolla.

Zjarr Tv Ad