Apeli i GJKKO ‘vulos’ vendimin, sekuestrohet pasuria e vëllait dhe motrës së ish-deputetit socialist

0
243
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi sekuestrimin e pasurisë së Gjevi Ndokës dhe Mimoza Ndokës, vëllait e motrës së ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Rreth një vit më parë, shkalla e parë vendosi të konfiskoi një pasuri prej gati 55 milionë euro të një grupi që akuzohen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

I pranishëm në këtë seancë ishte edhe prokurori Tan Prenci i cili prej ores 10-12 mori në pyetje Lefter Kokën.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasuritë e familjarëve dhe të afërmve të ish-deputetit që prej një viti.

Bëhet fjalë për 300 mijë metra katror tokë dhe disa apartamente. Arben Ndoka u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, ndërkohë që i është sekuestruar sipërfaqe toke rreth 300 mijë metra katrorë tokë në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e rreth 55 milionë eurove. Ndoka ra në rrjetën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas disa përgjimeve telefonike, nga të cilat rezultoi i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash toke në zonën e Kunes dhe Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Skema u zbardh gjatë procesit hetimor ndaj vëllait të ish-deputetit të PS-së, Gjevi Ndoka, i dyshuar si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Po ashtu GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për dënimet me burg:

Gjevi Ndoka 10 vite burg

Mimoza Ndoka 5 vite e 4 muaj burg

Emanuel Gjura   6 vite burg

Zef Lazri  4 vite e 8 muaj burg

Bledi Ndokaj 6 vite e 8 muaj burg

Luigj Paloka 5 vite burg

Paulin Simoni 3 vite e 8 muaj burg

Vlash Gazuli 2 vite e 8 muaj burg

Genc Zeneli 2 vite e 4 muaj burg

Kol Lleshi 2 vite e 4 muaj burg

Marjeta Perskura 1 vit e 8 muaj burg

Zjarr Tv Ad