“Raporti i DASH i hidhur”, Topollaj: Vetëm Edi Rama dhe Yuri Kim nuk shohin skandalet dhe korrupsionin në vend, problem çështja e pastrimt të parave

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar diplomati Spartak Topollaj për të folur mbi zhvillimet më të fundit në vend.

Duke u ndalur te raporti i DASH ai tha se është kritik, i hidhur dhe aspak i kënaqshëm.

Më tej Topollaj tha se vetëm Rama dhe Yuri Kim nuk shohin skandalet dhe korrupsionin në vend.

Topollaj: Raporti i DASH në pamje të parë është një rutinë, i përvitshëm. Ky raport ka vlerat e veta, vërtet firmosen nga Blinken por janë pjesë e një grupi të gjerë pune.

Raporti është i plotë.

Lidhur me Shqipërinë raporti ishte aspak i kënaqshëm, kriktik, i hidhur por transparenca dhe e vërteta duhen pranuar. Nësë kryeministri sheh një copy paste të vitit të kaluar është një autogol. Nëse ti për një vit nuk ke lëvizuar aspak do të thotë të pranosh dështimin.

Ajo që është akoma e rëndë është cështja e pastrimt të parave përvec korrupsionit dhe skandaleve, me tendera, PPP-të dhe koncesione që ka prova të forta.

430 milionë euro të projektuara për një investim të vogël.

Janë në burg edhe ministra, deputet peshqit e vegjël ndërsa bosët e tjerë nuk ndihen, ndaj DASH është i shqetësuar.

Ambasadorja Kim, në këtë botë shqiptare, vetëm Yuri Kim dhe Edi Rama nuk i shohin skandalet, korrupsionin të bërë me parapërcaktim. Edhe vetë SPAK-u më në fund ka filluar të lëvizë.

Zjarr Tv Ad