Berisha “inaguron” zyrën e re në selinë e PD, pret në takim ish-deputetin shqiptar

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim ish-deputetin në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci.

Lajmi është bërë me dije nga ky i fundit, i cili ka ndarë disa foto nga takimi, i cili është mbajtur në zyrë e re të ish-liderit, në selinë e Partisë Demokratike.

Geci thotë se gjatë takimit me Berishën diskutuan për Kosovën, për Shqipërinë për politikën ruso-serbe në Ballkan.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

Të dashur miq,

sot së bashku me Sabi Kaçanollin ishim në një takim shumë miqësor me liderin historik të së djathtës në Shqipëri, ish presidentin, ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha.

Biseduam për Kosovën, për Shqipërinë për politikën ruso-serbe në Ballkan, për njerëzit e politikës në Kosovë të cilët tentuan ta ndajnë Republikën e Kosovës, biseduam edhe për sfidat e PD-së në Shqipëri edhe për LDK-në në Kosovë gjithashtu dhe për shumë çështje me prioritet në përgjithësi.

E përgëzova doktorin, për shëndetin dhe energjinë e pa shterrshme që e ka dhunti nga Zoti dhe ne fund e falënderova për pritjen!

Zjarr Tv Ad