Qytetarët marshojnë para Kryeministrisë, protestojnë kundër ndërtimit të HEC-it në Dibër

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup qytetarësh kanë marshuar këtë të shtunë para Kryeministrisë, për të protestuar kundër ndërtimit të HEC-it në Skavicë.

Me pankartat “Zall Gjocaj është me ne”, “Skavica = Genocid”, “Stop! Këtu jemi ne” dhe “Jo Skavica Po Dibra” ata janë mbledhur para sheshit “Skënderbej” për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit.

Sipas qytetarëve, ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do krijojë përmbytje të mëdha të zonës dhe do shkatërrojë biodiversitetin, si dhe do të detyrojë një pjesë të madhe të banorëve që të shpërngulen.

Zjarr Tv Ad