Zgjedhjet në degën 8 të PD në Tiranë, flet kreu aktual: Bëhen për interesa të disa njerëzve, procesi është i paligjshëm dhe thellon përçarjen

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijojnë ende përcarjet në PD. Teksa sot po mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Pd në degën 8 në Tiranë, kreu aktual i kësaj njësie në kryeqytet Pëllumb Seferi e ka konsideruar këtë proces si të paligjshëm dhe që e çon në një përçarje të thellë PD.

Ndër të tjera ai thotë se këto zgjedhje bëhen për interesa të disa nhjerëzve.

Seferi: PD dega 8 e kundërshton këtë proces votimi që po zhvillohet sot në degën tonë, është i paligjshëm, I njëanshëm që e bën ndarjen e PD edhe më të rëndë, ndaj kryesia e PD, dega 8 është mbledhur dhe miratoi një deklatarë që kundërshton këtë proces, duke e konsideruar si një veprim jo i rrezikshëm por e con PD në përcarje të thellë.

Dega 8 e ka bërë të qartë që nuk është dakord, nuk ka qenë nëkrye të herës. Këto zgjedhje bëhën për interesat e disa njerëzve që e duan PD për atë që iu intereson.

Nuk është normale, ka sekretar, ka kryesi që duhet të bisedosh para se të zhvillosh një takim, është e qartë fare, ne nuk pajtohemi dot me paligjshmërinë, po të mos kisha mbështetjen e anëtarësisë nuk mund të shprehesha kështu.

Zyra është hapur për të biseduar me këdo, të marrin në telefon dhe thonë hajde folim te kafja se do të japim një postë. U kanë bërë presione, ka paligjshmëri. Që në nisje je në shkelje.

Kanë marrë në mënyrë klandestine listat e antërësisë. Përdorin lista të marra në mënyrë ilegale.

Zjarr Tv Ad