Gazetari i mirënjohur që jeton dhe vepron në Amerikë, Robert Papa ka komentuar pretendimet e kryetarit të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj se ai dhe një grup deputetësh kanë marrë ftesë për të vizituar Uashingtonin. Papa i konsideroi këto ftesa imagjinare, duke cilësuar Alibeajn të pabesë si Basha.
“Nëse do ishte ftesë zyrtare do ta nxirrte. Deputetët mund të kenë edhe green card, pasaporta diplomatike. DASH, sektori që mbulon Shqipërinë, vitet e fundit ka dështuar me politikat e tij. Ka kërkuar që Berisha të mos jetë kryetar i PD, ka dështuar. Abuzimi me ftesa…Na trego ftesën. Grupi parlamentar janë nga listat e Bashës dhe s’kanë shans të rizgjidhen deputet. Ata s’janë të votuar. Alibeaj po tregohet i pabesë si Basha, nën presione, joshje, ka një lloj narcizmi edhe te ai. Ai është i pavotuar si Basha. Grupimi i madh, duam apo s’duam ringjalli shpirtin e PD-së. Berisha doli sfidues, largoi Bashën, sfidoi Kim-in”, tha Robert Papa në një emision televiziv në MCN TV.