Preç Zogaj aludon se Sali Berisha mund të shpallet “non-grata” edhe nga Anglia e BE

0
429
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Preç Zogaj thotë se ish-kryeministri Sali Berisha ka gjasa të shpallet non-grata edhe nga Britania e Madhe, madje dhe Bashkimi Europian.

Zogaj tha se SHBA e ka bërë të qartë qëndrimin ndaj Berishës, dhe ish-kryeministri nuk mund të ecë me parimin “dale të shohim çfarë do të bëhet”.

“Ai do t’i shkojë në krye partisë. Si do të shkosh ti dale të shohim çfarë do të bëhet? Ata ta kanë bërë të qartë. Edhe Anglia tani bile, mbaje mend nga unë. Dhe Europa në dritën e kësaj koshience të re për bashkimin e Ukrainës do të ketë qasje të tjera. Ato kanë zgjedhur atë rrugë”, deklaroi Zogaj në emisionin “Opinion”.

Ai u shpreh se Berisha duhet të bëjë një hap pas, në mënyrë që të mos lejojë çarjen e PD-së.

“Berisha duhet të bëjë një hap mbrapa dhe të lejojë njerëzit që janë aty të krijojnë fuzion me palën që ai e quan pakicë dhe të qëndrojë të presë”, tha Zogaj.

Zjarr Tv Ad