Plas debati në studio/ Ristani: Mbylle gojën kur flas unë, ke bërë karrierë me kafe në shtëpi për Bashën. Bardhi: Ti më ke shërbyer kafe mua, e di mirë ti

0
967
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetit të PD Gazment Bardhi dhe ish deputetit, Arben Ristani menjëherë pasi ky i fundit e akuzoi për karrierë të ndërtuar në bazë të afrimitetit me ish kryedemokratin Lulzim Basha.

Debati në studio vijoi si më poshtë:

Ristani: Nuk bëhet karrierë duke i bërë kafe në shtëpi Bashës. Hko atje e bëji kafet dhe rri rehat. Mbylle kur të flas unë.

Bardhi: Unë nuk i kam shërbyer ndonjëherë njeriu kafe. Ty nuk të kam shërbyer ndonjëherë kafe. Ti më ke shërbyer kafe mua. E di shumë mirë ti se e ke të trashëguar nga koha e komunizmit shërbimin e kafeve.

Zjarr Tv Ad