Shpalli kandidaturën për President, befason Sazan Guri: Rama i ka rrënjët nga Afganistani! Shumica e njerëzve më xhelozojnë, kanë maçokun në bark

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i vetëshpallur për President, Sazan Guri, ka dhënë mëngjesit e sotëm disa arsye që e bëjnë atë kandidaturën e duhur për t’u zgjedhur në krye të shtetit. Ai tha në Abc se është njeriu model, teksa shtoi kandidon me të kundërtat e njerëzve, madje shumica e xhelozojnë pasi kanë “maçokun në bark”.

“Unë kandidoj me të kundërtat e njerëzve. Madje shumica e njerëzve xhelozojnë, madje e kanë maçokun në bark. Kjo nuk është një ego, por është një mundësi, sepse Partia Socialiste kërkon president dhe Sazani është njeriu model. Kam pasqyruar njeriun ndër breza, që mos të kem qenë i shitshëm, i blershëm. Në formimin e njeriut 5% zë edukata thotë Frojdi, ndërsa 95% është pjesa e brendshme”, u shpreh Guri.

Ai befasoi kur u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka rrënjët nga Afganistani, ndërsa tha se kryeministri do të jetë nën hijen e tij kur të bëhet President.

“Unë mund të bëhem pjesë e tolerancës, mirëkuptimit, por jo pjesë e nënshtrimit, sepse po të isha president do të kisha mbledhur 2 mijë firma dhe do të isha drejtuar në Hagë. Unë mund të lodhem 100-fish sot si një qytetar i thjeshtë, si një punëtor i mendjes.

Kryeministri i vendit do të jetë në hijen e tij dhe do të shlyej shumë e më shumë gabime seç ka bërë. Do të jetë balancë, krahu i djathtë. Rëndësi ka që t’i mbushet mendja popullit, s’ka rëndësi për kryeministrin. Thonë që Rama është nga Afganistani, thonë zërat e liga, se unë nuk e di”, tha Guri.

Zjarr Tv Ad