“Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak”, Meta i shqetësuar për shpopullimin: Koha për të ndalur këtë shkretim të programuar të vendit nga ‘Rilindja’

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me treguesit demografikë të INSTAT, ku tregonin se shumë qytetarë janë larguar nga vendi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik.

Kreu i shtetit ndër të tjera shkruan se ky është një alarm i kuq, dhe se shterrimi asgjësues i popullit duhet ndalur me çdo kusht, teksa akuzon qeverinë.

“Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare” shkruan Meta ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit. Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik.

Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar. Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit.

Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi. Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare.

Zjarr Tv Ad