Presidenti i ri/ Boçi: Proces teatral, përfshihemi vetëm me kushtin që opozita të jetë propozuese e emrit!

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luçiano Boçi, nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD-së dhe deputet i Elbasanit, ka dhënë një intervistë në SYRI TV për qëndrimin e tij mbi dy çështjet politike më të spikatura të momentit: A duhet të përfshihet PD-ja në zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit dhe së dyti, cili është qëndrimi ndaj së ashtuquajturës platformë e bashkimit që është shpalosur nga Enkelejd Alibeaj. Gazetari Ermal Rizaj pyeti:

  1. Boçi, kreu i Grupit të PS ka bërë ftesë që drejtuesit e grupeve parlamentare, ditën e mërkurë të zhvillojnë një takim. A duhet që PD të jetë pjesë e tij?

Boçi: Unë e kam thënë opinionin tim, kjo është një garë e paracaktuar. Rama e ka në mendjen e tij kush do të jetë Presidenti. Madje kërkon që të mos ketë telashe, kërkon një President të bindur, pavarësisht fjalëve që qarkullon ai vet në media, një që të mos kundërshtojë as legalizimin e kanabisit, as pastrimin e parave të pista, as Ballkanin e Hapur si iniciativa të tij.

Një qëndrim i parë i PD-së është konsultimi me Grupin Parlamentar, me Kryesinë e Grupit: a duhet PD-ja të përfshihet  në një proces teatral, ku gara është e paracaktuar?! Se Rama e ka shprehur këtë, arbitraritetin e tij të votës. Ka thënë që unë i kam votat, nuk kam nevojë për askënd!

Në qoftë se përfshihet, përfshihet me kushtin që opozita të jetë propozuese e emrit për President! Ky duhet të jetë kushti i panegociueshëm, sepse Rama i ka rrëmbyer të gjitha pushtetet në Shqipëri: kushtetuese – jokushtetuese, të pavarura…deri në detaje, deri tek anëtari i Këshillit të Bankës në votimet e fundit dhe nuk e ka  për gjë të rrëmbejë edhe Presidentin…Dhe, të bëhemi ne pjesë e këtij teatri, sikur nuk na shkon!

Pra, në qoftë se na jepet kjo e drejtë propozuese, për hir të balancimit të pushteteve, për të vendosur jo një President nga e djathta, por një njeri që përfaqëson unitetin dhe le të themi, bashkëdakortësinë e forcave politike, i bëhet një e mirë vendit.

Në rast se nuk i jepet dhe i refuzohet, ne nuk duhet të futemi në negociata.

Në momentin e së drejtës së negocimit, pra për të hyrë në negociata, konsultimi duhet të jetë me të gjithë spektrin opozitar dhe të ndërtohet një grup negociator që përbëhet nga përfaqësues të PD-së dhe të opozitës që më pas të kryejnë negociatat për të drejtën propozuese që ka opozita – jo vetëm PD-ja, për emrin e Presidentit dhe dakortësia më pas të jetë edhe e pjesës së mazhorancës. Ky do të ishte procesi më i drejtë dhe më i saktë.”

Zjarr Tv Ad