PS fton shoqërinë civile në bisedimet për Presidentin e ri, nesër takimi edhe me Grupet Parlamentare

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste i ka bërë ftesë edhe shoqërisë civile për të marrë pjesë në diskutimet për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Konsultimet me shoqërinë civile do të zhvillohen ditën e nesërme në orën 15:00, ku të pranishëm do jenë 3 të mandatuarit nga mazhoranca, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.

Ndërkohë, pas bisedimeve me shoqërinë civile, përfaqësuesit e mazhorancës do të zhvillojnë takim me kryetarët e Grupeve Parlamentare. Kujtojmë se sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, çdo deputet propozoi 3 emra për Presidentin e ri, proces që u zhvillua në mënyrë të fshehtë, pa u zbuluar propozimet e secilit prej tyre.

Zjarr Tv Ad