“Kanë mbajtur gjallë gjuhën e historinë, sa më parë pjesë e UNESCO-s”/ Meta vizitë zyrtare në komunat arbëreshe në Kalabri

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kryer sot vizitë zyrtare në komunat arbëreshe në Kalabri. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit ndan një video të qytezës duke shkruar se është mirëpritur ngrohtësisht nga autoritetet më të larta e deri te qytetarët.

Meta thekson se arbëreshët në këtë rajon kanë mbajtur gjallë gjuhën , traditën, historinë dhe kulturën dhe se meritojnë të jenë pjesë e UNESCO-s sa më parë.

Postimi i plotë:

Në qytezën e mrekullueshme arbëreshe të Civita u mirëprita sot ngrohtësisht nga Kryetari i Bashkisë, Alessandro Toci, autoritetet më të larta vendore e rajonale, si dhe dhjetëra qytetarë.

U shpreha mirënjohjen më të thellë për kontributin e vyer të Arbëreshëve për mbajtjen gjallë të gjuhës, historisë, traditave, kulturës dhe trashëgimisë së Motit të Madh të Gjergj Kastriot Skënderbeut, që meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO.

Theksova rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të një Protokolli të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Rajonit Kalabri, sipas atij ekzistues me Rajonin e Pulias, dhe atë të propozuar me Rajonin e Siçilisë, si një mundësi e shkëlqyer për forcimin e lidhjeve mes nesh.

Në themel të miqësisë shekullore mes Shqipërisë dhe Italisë qëndrojnë arbëreshet, trashëgimia e pasur e të cilëve, ju përket jo vetëm popujve tanë, por është një vlerë e çmuar edhe e kulturës europiane dhe botërore.

Zjarr Tv Ad