Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirijan Celibashi në një komunikim me gazetarët ka folur për qëndrimet që po mbajnë aktorët politikë në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Kreu i KQZ tha se përqindjen më të lartë në zgjedhje e ka grupmosha mbi 65 vjeç, ndërkohë që shtoi se koha nuk mjafton që të aplikohet votimi elektronik në të gjithë vendin.
Celibashi u shpreh se pavarësisht kohës që po ecën, partitë politike ende nuk kanë bërë asnjë refelektim.
Kreu i KQZ tha se sa më shumë koha kalon, aq më shumë do të vështirësohet përgatitja e zgjedhjeve të ardhshme, që janë pas rreth një viti për pushtetin vendor.
“Nuk prisnim ndonjë përgjigje nga Partitë Politike për Reformën Zgjedhore, pavarësisht thirrjeve që ne kemi bërë. Nuk kemi parë deri tani asnjë reflektim prej tyre.
Sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë do të ketë përkeqësim të situatës. Nuk marr përsipër që të bëj gjykatësin e tyre. Procesi do të ishte mirë që të fillonte sa më shpejt që është e mundur“, tha Celibashi.