“Nëse një familje harxhon më pak se 700 kw, asnjë cent nuk do u rritet”/ Ahmetaj: S’po flasim për televizorë e lavatriçe, çmimi i energjisë për biznesin e vogël…

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ahmetaj: Pyetja juaj më jep mundësi të shpjegoj se sa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike. Porn ë raport me mundësitë, ka familje që kalojnë mbi 700 kilovatë, ato familje që harxhojnë në këtë masë, në raport me një familje që nuk I ka ato mundësi dhe harxhon më pak, normalisht do trajtohet ndryshe.

Shumicës dërrmuese nuk i ndryshon çmimi. Nuk është se po harxhon lavatriçja apo televizori po flasim për një kapacitet shumë të lartë. Këto familje që mendohet të kenë më shumë të ardhura do trajtohen me progresivitet në atë aspekt.

Qytetarë të këtij vendi që kanë harxhim normal të energjisë nuk do u rritet asnjë cent, do vazhdojmë ti subvencionojmë, e njëjta gjë dhe për bizneset e tensionit të mesëm. Nëse do i kishim lënë në mëshirë të tregut, do paguhej 34 jo vetëm 18 lekë për kilovat.

Zjarr Tv Ad