“Të rëntë sateliti në kokë”/ Gazetari ‘ironizon’ Ramën: Kur të kenë mbaruar të korrat e ‘bereqetit’, do t’i çojmë në stratosferë për gjurmim…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Premtimi i pambajtur i kryeministrit Edi Rama për satelitët është ironizuar dhe nga gazetari Artan Hoxha i cili thotë se me largimin e aktorit të humorit nga Portokallia, tashmë është vetë Rama që po imiton Florian Binaj.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se tani që nuk do vendosen satelitët edhe “çunat e hashashit” mund të vijojnë punën e mbjelljes të qetë pa frikën e monitorimit.

Postimi i plotë:

A jeni me lehte tani???!!! Meqe Florian Binaj iku nga Portokallia dhe nuk po e imiton me Edi Ramen, me duket se ka filluar Edi Rama dora vete, te imitoj Florian Binajn…. Meqe “çunat” e hashashit, atij te vertetit jo ai qe presim te legalizohet, ishin trembur nga kjo puna e monitorimit te territorit nga Satelitet e Rames, tashme mund te vazhdojne fushaten e mbjelljes te qete.

Nga vjeshta, kur te kene mbaruar te korrat e “bereqetit”, dhe te kemi siguruar pa firo “zairene” e zgjedhjeve te ardheshme, satelitet do t’i ngrejme ne stratosfere, per te gjurmuar kemba kembes nga dreqin po bejne “kerdine”, ata “ujqerit” pa dhembe qe fton Arian Çani…

Ajo shprehja e plakave, “te rente rrufeja ballit”, tani do kthehet ne, “ te rente sateliti ne koke”…

Zjarr Tv Ad