Konsultimet për Presidentin e ri, Balla: Pranova propozimet e bëra nga Doda dhe Mediu për shtyrjen e konferencës së kryetarëve

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, ka folur për mediat pas konsultimet me Fatmir Mediun dhe me Melisa Doda, për presidentin e ri.

Balla është shprehur se ata kanë kërkuar që të shtyhet konferenca e parë e kryetarëve. Ai ka treguar se kërkesa është marrë parasysh dhe kështu konferenca e parë do të mbahet më 4 ose 6 maj.

“Me Mediun dhe zonjën Doda, kemi marrë prej tyre një kërkesë të parë të kalendarin si kryetar i shumicës për thirrjen dhe raundin  e parë. Kërkesa ka qenë, le të them për të marrë më shumë kohë duke rispekuluar me një javë shtesë. Kërkesa e tre konferenca e parë për thirrjen të jetë 4 ose 6 maj.

E kam mirëpritur propozimin për tu tërhequr nga propozimi ynë i parë. Dhe në funksion të kësaj nesër do i dorëzohen kryetares së Parlamentit për të ndryshuar ato afate, po ashtu në ditët në vijim do të kemi dhe një konfirmim nga Alibeaj, për shkak se sot ka qenë e pamundur për tu takuar. Ajo që ka rëndësi është që  brenda një kalendarin të nisin hapat e parë dhe ajo që kemi thënë është se ne duam një proces tranasparen.

Jam shumë optimist se niveli i dialogut në 2022 është i qëndrueshëm sa ti japim Shqipërisë një president që duhet me vlera. Ajo që mendoj unë dhe që ja kam bërë me dije edhe Mediut ka qenë bindja jonë që ne duam që Shqipërisë ti japim një president që vlerat Kushtetuese ti ketë gjëra të mandatuara.

Ajo që ne duam është që procesi të zhvillohet brenda dhe mes grupeve parlamentarë. Kjo është fryma e kushtetutës. Dhe të dyja këto duhet të funksionojnë në të njëjtën kohë dhe kandidati dhe kandidatja për president të kenë numrin e e nevojshëm të deputetëve.

Bien dakord që të ketë tre përfaqësues të opozitës, mund të jenë kryetar, përfaqësues kjo është vendimmarrja e tyre. Natyrshëm që duhet të prisni dhe komunikimin e Alibeajt, pasi është si grupi më i madh opozitar, kanë dhe pjesëmarrjen më të madhe” tha Balla ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad