Bylykbashi: Rama po kërkon një President me 84 vota përmes joshjes së një pjese të opozitës

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i ftuar në “Radari Informativ” në ABC, ka komentuar procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Bylykbashit, ky është një show, pasi në fund fare Rama do të zgjedhë emrin që do vetë.

Bylykbashi tha se përmes këtij procesi Rama po kërkon tu mbushë mendjen shqiptarëve se do të kenë një president konsensual.

Ai theksoi se edhe në rast se Rama përmes joshjeve do të arrijë të bëjë 84 vota për presidentin e ri, sërish kreu i shtetit do të jetë i tij.

Ndërsa shtoi se përmes këtij procesi Taulant Balla po përpiqet t’i bëjë vota Ramës.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Zgjedhja e presidenti të ri është, PS po ofron një konsensus të gjerë, besoni në këtë konsensus?

Bylykbashi: Kushtetuta e ka përcaktuar bazën e konsensusit që është spektri politik. I gjithë këto komunikime që Rama bën me popullin është pa vlerë. Ndryshe nga sa ka qenë më herët, tentativa duhet bërë që presidenti të bëhet me konsensus, nëse nuk arrihet zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Këto tentativat ose nuk i shtojnë asgjë presidentit të Republikës, dhe nga ana tjetër mund të krijojë kriza të panevojshme.

Xhokaxhi: Pjesa e Rithemelimit si reagon në këtë moment?

Bylykbashi: Alibeaj nuk ka asnjë tagër përfaqësimi të PD në këtë çështje. Nëse do të pranojmë konceptin që opozitën e përcakton mazhoranca është çështje e kotë në këtë linjë debati. Unë kuptoj që Rama nëpërmjet Ballës, po përpiqet t’i bëjë vota Ramës përtej PS-së?

Bylykbashi: Ju e niset me të drejtë në përpjekjen e Ramës për të krijuar dukjen e procesit, edhe ky proces këtë koncept ka. Nëse arrin të zgjedhë një president me 84 vota nëpërmjet joshjes, në fund fare ngelet president i Ramës. Në 2002 nëse nuk realizoheshin 84 votat binte parlamenti, prodhoi krizë. Përpjekja për gjetjen e konsensusit është gjithmonë e mirë, por a kemi parë ndonjë gjë që ka konsensus në këtë moment. Askush nuk e ka mandatuar Alibeajn për këtë gjë.

Zjarr Tv Ad