Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i ka paraqitur një kërkesë kryetarit të Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeajt, që të bëjë kërkesë në Kuvend që pesë deputetët e përjashtuar, të njihen si deputetë të PD.
“Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet të bëni kërkesën në Kuvend”, ka thënë Vokshi.
Deputetët e përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së, janë Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luan Baçi, Edomnd Spaho dhe Albana Vokshi.
Gjatë kësaj mbledhje në fokus të dikutimit ka qenë qëndrimi që Partia Demokratike do të mbajë për negociatat me maxhorancën lidhur me negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.
Më herët, Alibeaj ka kërkuar një proces gjithëpërfshirës dhe transparent lidhur me qëndrimin e procesit të zgjedhjes së PD, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se nuk do të bëhet pjesë e farsës së kryeministrit Edi Rama lidhur me zgjedhjet e presidentit të ri.