Berisha përzë Alibeajn nga foltorja e Kuvendit, Lindita Nikolla i njofton masë disiplinore: Ju tërheq vëmendjen për gjestin që bëtë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë seancës së sotme plenare. Ish-kryeministri Sali Berisha ka përzënë nga foltorja e Kuvendit, kryetarin e Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Kryeministri Rama ka akuzuar ashpër ish-kryeministrin Berisha, ndërkohë që ky i fundit ka kërkuar të replikojë me kreu e qeverisë.

Lindita Nikolla i ka dhënë fjalën Enkelejd Alibeajt, por në të njëjtën kohë në foltore është drejtuar dhe Sali Berisha.

Ai i ka kërkuar Alibeajt t’i lironte foltoren, por ky i fundit ka bërë rezistencë duke kërkuar të marrë fjalën para tij.

Në këtë moment, Berisha e ka shtyre Alibeajn, duke i marrë qendrën e foltores, ndërkohë që ky i fundit pas disa sekondash është larguar për t’u ulur në vendin tij.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla: Ju tërheq vëmendjen, keni masë disiplinore për gjestin që bëtë ndaj zotit Alibeaj.

Zjarr Tv Ad