Ish-kryeministri Sali Berisha foli pas daljes nga Kuvendi për incidentin me kreun e grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj. Ai tha se ndodhi një keqkuptim me të.
Berisha iu përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha se nëse ai vjen në krye të partisë do ndërpresë çdo marrëdhënie me PD.
“Edi Rama ia mbathi në vend që t’u kërkonte shqiptarëve ndjesë publike për superskandalin që bëri në udhëtimin e tij nduke menduar se është në Shqipëri dhe ligji nuk ekziston në Gjermani. Sa i përket bashkëpunimit më nderon se qëllimi im është rrëzimi i tij sa më shpejt.
Ishte një keqkuptim me Alibeajn. Alibeaj do i kthente përgjigje se më shumë mundësi do i ketë përmendur emrin. Unë dëgjova emrin tim disa herë. Ai më kishte cituar mua disa herë dhe unë do merresha me çështje madhore dhe jo çështje personale. Që një kryeministër të nxirret me polic nga avioni çfarë pret. Ai nxorri tanket në rrugë për të imponuar maskën.
Ndërsa vetë ai terrorizoi pasagjerët e avionit. Vetëm faktori që opozita e vërtetë e ka tmerruar. Ai është i tmerruar nga opozita e vërtetë. Lexoni ju për mohimin se çfarë origjine ka. Ka frikë. Tmerr dhe panik nga Berisha. Për presidentin mendimi im është i prerë. Ky është proces mafioz dhe nuk ka. Është i pashoq në botë kur u thotë deputetëve të vet të mbajnë emrat sekretë” u shpreh Berisha.