Zgjedhja e Presidentit të ri/ Mediu: Opozita s’ka kandidat të përbashkët, si poshtë kalit si mbi kalë, do shkojë në gijotinë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, në seancën e sotme plenare tha opozita duhet të ketë një qëndrim të përbashkët, në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai tha se kandidati ushtarak nuk ka ardhur nga partia që ai drejton, por nga opozita. Sipas tij Kushtetuta ka nevojë për konsensus.

Mediu:  Nuk është e denjë për asnjë deputet dhe jo kryeministrin, historitë e zgjedhjes së presidentit apo edhe tavolinat kanë pasur në thelb dëshirën për komunikim dhe konsensus. E realizuam këtë në 2002, e tentuam në 2007 dhe në 2012 dhe kandidati ushtarak që thoni ju nuk ka ardhur nga ne por nga ana juaj si opozitë e kohës.

Dua t’ju them se figura të tilla që nderojnë kombin si Kadareja s’mund të përfliten këtu. Ka nevojë dhe e ka përcaktuar kushtetuta për konsensus. Kjo tregon që ne duhet të ulemi të gjejme consensus. Kundërshtarët tuaj janë ata që janë. Por ne si opozitë duhet të kemi një qëndrim të përbashkët. Nëse kjo opozitë nuk ka një kandidat të përbashkët, si poshtë kalit si mbi kalë do shkojë në gijotinë.

Zjarr Tv Ad