“Bëjnë sikur zihen në Kuvend”, Dash Sula: Rama e shkarkonte Metën po të donte, kanë material shtrënguese të njëri-tjetrit

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Dashnor Sula ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri. Ai është shprehur se do preferonte që presidenti të ishte apolitik, teksa tha opozita duket ta mos bojkotojë këtë proces dhe të jap emrat që propozojnë për kandidat për president.

“Përderisa ne do ti drejtohemi presidentit ne nesër për gjëra të caktuara si forcë opozitare, pse duhet ta bojkotojmë këtë proces edhe sikur të jetë process i paragjykuar. Ilir Metën këta e zgjodhën. Ata tani mund të bëjnë prap të njëjtën gjë. Do doja që presidenti të ishte një person i arsimuar dhe apolitik” – tha Sula.

Ndër të tjerë ai tha se ministrat në Kuvend bëjnë sikur zihen, ndërsa në “darkë” takohen bashkë e oligarkët.

“Thonë mos na cani kokën mos na denonconi këtu ka arritur. Doli ministrja tha jo po kështu jo vjedhjet, thuaj kush është ai që e ka bërë. E di cfarë bëjnë këta bëjnë sikur zihen dhe në darkë takohen me njëri tjetrin. Po të donte Rama ta shkarkonte Metën e kishte shkarkuar në Gjykatën Kushtetuese. Kanë material shtrënguese të njërit tjetrit. Këta kanë mbajtur xhiron e njëri-tjetrit për 30 vite” tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad