I njohur si “mburoja” e ish-ministrit Saimir Tahiri, Maks Haxhia rizgjidhet në krye të Dhomës së Avokatisë

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur Maks Haxhia është rizgjedhur në krye të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ku ka marrë shumicën e votave.

Haxhia garonte përballë avokatit të njohur Saimir Vishaj. Mësohet se Maks Haxhia ka marrë 76 vota pro, kurse Saimir Vishaj 9 vota.

Maks Haxhia është angazhuar në mbrojtjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Edhe avokati Saimir Vishaj është një figurë mjaft e njohur, por nuk ka mundur të fitojë në garën për të ndryshuar kryetarin e DHASH.

Haxhia është në krye të Dhomës së Avokatisë që prej vitit 2000.

Zjarr Tv Ad