Gjatë komuinikimit për gazetarët, Sali Berisha ka prekur edhe aferën e njohur të inceneratorëve. Ai akuzoi personazhet kryesore të kësaj afere, që nga Edi Rama deri tek Erion Veliaj.
Për Sali Berishën, të gjitha këto akte korruptive janë bërë për arsye përfitimi persona.
“Rama ka firmos një procedurë antiligjore për kontratën e inceneratorëve. Përgjegjësi është ai dhe Ëngjëll Agaçi, Lefter Koka, Erion Veliaj. Sekretari i Përgjithshëm është njeriu që ka detyrimin ligjor për të verifikuar aktet ligjorë të ligjeve që miraton qeveria. Por për përfitime personale ai ka firmosur me një procedurë të dënueshme afera të tilla që nuk kanë të ndalur. Nuk mund të imagjinohen se çfarë ka ndodhur në këtë aferë. Janë institucione të tjera të implikuar gjer në fyt. Ndaj dhe ai mendon se si të kalojë nga Kryemniistër në President. Por i them që sot, se ajo nuk do të ndodhi. Ka filluar të ketë telefonata nga Bllako. Por Bllako është atje. Ai është kapterr në aferën e madhe ku gjeneral janë Rama, Agaci, Ahmetaj, Veliaj etj.