“Ishte një vendim nën presion të thellë”, Ivi Kaso pasi Apeli pranoi ankimimin e Alibeajt: Kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Blerina Muça, u rrëzua pasi…

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për çështjet ligjore në PD ka dalë sot në një konferencë për gazetarët për të folur në lidhje me vendimin e gjykatës, se pranoi ankimimin  e Enkelejd Alibeajt. Ai tha se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Blerina Muça por kërkesa e tyre është rrëzuar.

Ai theksoi se Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të përfaqësuar Partinë Demokratike pasi aktualisht nuk ka asnjë post zyrtar në PD.

Ivi Kaso: Të përjashtohet gjyqtarja Blerina Muca. Kjo nuk ka ndodhur dhe organet që merren me procesin e shortit mbetet të kërkojnë pse nuk ka ndodhur, ne si palë kemi bërë kërkesë për përjashtimin e saj, që është shqyrtuar para 3 ditësh dhe është rrëzuar kërkesa jona.

Sepse PD e Komisionit të Rithemlimit nuk është pjesë e ankimit të paraqitur nga Enkelejd Alibeaj. Gjykata e Tiranës punon me dy standarde. Vendimi i sotëm është i marrë në kundërshtim të hapur. Jemi në dijeni të gjitha fakteve dhe arseve se përse gjykata ka konkluduar në këtë vendim të jashtëligjshëm.

Faktet një pjesë e mirë e juaja e dinë, por fakti që skemi qenë të zeshëm deri sot, para marrjes së vendimit nuk do të thotë që ne nuk do të ndjekim rrugën ligjore, që cënojnë interesat e PD, vullnetin e demokratëve, ishte më 11 dhjetor. Është një vullnet që e ka sanksionuar gjykata.

Faktet, prova dhe ligji është me ne. asnjë vonesë e bërë sic ka qenë të shumtat vonesa në këtë cëshjte, është dashur më shumë se 3 muaj për të certifikuar një cështje por për shkak të presioneve është mbajtur peng, është zvarritur. Vendimmarja e sotme nuk është konform ligjit por e marrë në kushtet e një presioni të thellë.

Zjarr Tv Ad