Gjekmarkaj në SHBA, pritet nga Drejtori i Institutit Demokrat dhe të tjerë zyrtarë të lartë amerikanë

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në cilësinë e nënkryetarit të Parlamentit ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është pritur nga Drejtori Rajonal i Institutit Demokrat, Robert Benjamin. Gjithashtu, Gjekmarkaj ka zhvilluar një sërë takimesh me Drejtoreshat e Programeve, Joanne Robers dhe Frieda Arenos, si dhe këshillëtaren e programet e partive politike, Sef Ashigabor

Më herët në një intervistë për VOA, Gjekmarkaj ka thënë se është pritur nga Departamentit i Shteti dhe ka pasur bashkëpunim të ngushtë me ta.

“Unë jam shumë i nderuar që gjendem në Uashington dhe kam një moment krenarie në impenjimin tim publik, faktin që jam ftuar dhe jam pritur në departamentin e shtetit apo dhe në vizita të tjera të rëndësishme që kam pasur me institucione të ndryshme këto 3 ditë në SHBA,” ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad