Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Pikat mbi i” u shpreh se sa i përket aferës së inceneratorit të Fierit, në burg duhej të ishte edhe kryebashkiaku Armando Subashi.
“Pse them që SPAK-u është në provë? A po themi luftë kundër korrupsionit? Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet selektive. Lufta kundër korrupsionit bëhet ballore. Sepse po e bërë selective e rrit korrupsionin më shumë.
Sepse vdes atë qelizë që po pretendon se mund te ngrihet. Mua më ka dhënë një fije shprese SPAK-u. Po nëse SPAK-u nxjerr një njoftim për inceneratorin e Fierit ku thotë se në lidhje me shpronësimin e pronës për inceneratorin e Fierit ka shpërdorim detyre, arrestohet Alqi Bllako, personi që ka paguar paratë është Armando Subashi, i cili ka një vendim.
Armando Subashi nuk është budalla, Armando Subashi ka qenë gjyqtar. Dhe Armando Subashi e di shumë që një veprim i tillë, nuk mund të paguajë, pra vepra e Armando Subashit është aty. Armando Subashi nuk duhet ta paguante sepse e ka konstatuar që ajo është tokë arë.
Nëse çështja e inceneratorëve mendohet që është Alqi Bllako dhe Lefter Koka çështja e inceneratorëve ka rënë. Koka e inceneratorëve është Edi Rama dhe të gjithë të tjerët vjen piramida Engjëll Agaçi, Damian Gjiknuri,Arben Ahmetaj, Erion Veliaj kryesori që ka marrë llokmën më të madhe dhe angazhim financiar 3 vjeçar. Prandaj SPAK-u është në provë, as të mos intimidohet. Por që të intidimidohet nga Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Edi Rama është e kotë sepse bie e gjithë reforma në drejtësi.”, tha ajo.