Mesazh për pronarin apo konkurrencë? Tritoli në Durrës u hodh nga makina, dyqani është i policit të “Shqiponjave”

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar tritol, ka shpërthyer në derën e një dyqani në Katund të Ri në Durrës, mbrëmjen e djeshme. Mësohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Newsbomb.al mëson se biznesi që është sulmuar me tritol është në pronësi të policit të “Shqiponjave” Hysen Gashi. 54 vjeçari ka deklaruar se nuk ka probleme me persona të tjerë dhe ngjarjen e lidh me detyrën e tij.

“Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Shpërthimi është dëgjuar në gjithë fshatin Katund i Ri, ndërsa nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë është parë se lënda plasëse është hedhur nga një makinë në lëvizje. Tritoli ka dëmtuar qepenin e biznesit, i cili tregtonte ushqim për kafshët.

Zjarr Tv Ad