Deklarata e ambasadores Kim, Berisha: Do informojmë hollësisht autoritetet e SHBA

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë të shkurtër pasi votoi së bashkë me bashkëshorten e tij Liri Berisha, për kryetarin e degës së PD në Tiranë.

Berisha tha se ky është një revolucion që nuk do të ndalet. Ai madje ka komentuat edhe vendimin e gjyqtares Blerina Muça, e cila ka pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike nga Komisioni i Rithemelimit në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Ai tha gjyqtarja ka shkelur ligjin dhe se është në presion.

“Në PD vendimmarrja që firmosin me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historik e pa njohur kurrë më parë në histori. Ky është procesi më demokratik që do qëndrojë gjithnjë në themelet e Rithemelimit si një forcë e fuqishme konservatore. Theksoj se këta demokratë firmosin sot me votë opozitën e vërtetë shqiptare. Ky është kushti i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë. Ky është një gur i bardhë për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset për të ngjitur PD, për ta shndërruar në forcë politike fitimtare.

Nuk besoj se ka pasur shkelje më të rëndë mbi atë që qëndrojnë vlerat e lirisë të SHBA-ve dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë që ky është një parim i vendit të saj të madh të lirisë. Ky është akt individual për të cilin do të bëjmë me dije autoritetet e SHBA-ve” tha Berisha ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad