Kandidatët pretendojnë se janë shtuar emrat në lista, ndërhyrja e Berishës shtyn zgjedhjet për kreun e PD-së në Bulqizë

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së Partisë Demokratike në Bulqizë janë shtyrë me vendim të Komisionit të Rithemelimit.

Shtyrja e zgjedhjeve ka ardhur pasi 2 nga kandidatët, Fatos Hoxha dhe Dëfrim Fiku, thonë se në listat e votuesve janë shtuar emrat. Sipas Hoxhës, në listë janë shtuar rreth 500 anëtarë. I vetmi kandidat që ka qenë pro votimit është Shqir Manjani.

Pas ndërhyrjes së Sali Berishës, është vendosur që zgjedhjet për këtë degë të shtyhen për ditën e nesërme, ku do të rregullohen edhe listat e zgjedhësve.

Zjarr Tv Ad