Nënkryetari parlamentit shqiptar dhe deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj vazhdon vizitën zyrtare në Uashington (SHBA).
Sot ai pati takim me Bastian Hermissin, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Heinrich Boell” në Washington , mik dhe bashkëpunetor i vjeter i të mirnjohurit Joshka Fisher. Gjekmarkaj si përfaqësues i PD dhe Hermissin, si perfaqesues i Partisë së Gjelber në Gjermani, parti kjo që ka disa ministri në kualicionin qeverisës në Berlin, folën nder të tjera për nevojen e integrimit të Shqiperisë në Europe pas kënveshtrimeve të reja pasojë e konfliktit Rusi-Ukraine. Po kaq vemendje u gjet për rritjen e bashkëpunimit mes zyres të hapur së fundmi në Tiranë dhe politikanve të rinj shqiptarë, për vendosjen e kontakteve me politikanë gjermanë e europinë si dhe mundesinë e ndikimit për ruajtjen e mjedisit në Shqiperi. Por edhe tema të tjera në fokus të ketij fondacioni që mban emrin e shkrimtarit Hejnri Bel. Zoti Hermissin i premtoi deputetit Agron Gjekmarkaj për një vizite se afermi në vendit tonë për tu takuar me autoritetet politike shqiptare dhe ato të shoqërisë civile.
Por një tjetër bashkëbisedim miqesor me Isidre Sala, shef i delagacionit të përhershem i qeverisë së Katalonjes në Washington. Me perfaqesuesin e Katalonjes ata biseduan për eksperiencat e Qeverisë së Katalonjes për trasparencen, perfshirjen e qytetarëve në hartimin e legjislacionit dhe llogaridhenjen e të zgjedhurve para tyre si dhe për shkembime parlamentare , kulturore e ekonomike mes Shqiperise dhe Katalonjes.
Agron Gjekmarkaj është prej disa ditësh në SHBA në takime të nivelit të lartë në DASH dhe në takime të tjera, organizuar po nga DASH.