Deputeti Edi Paloka, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, ka sjellë në vëmendje se sot, më 25 Prill, u mbush një vit që kur Edi Rama mori mandatin e tij të tretë qeverisë dhe demokratët, në vend që ishin në betejë për rrëzimin e tij, falë tri persona që i nënkupton vetëm me iniciale, janë ende në përpkje për t’u ribashkuar dhe shpëtuar pluralizimin në vend.
Në shënimin e tij në Fb, Paloka shprehet:
“Një vit më parë Rama përmbylli masakrën elektorale dhe grabiti mandatin e tretë. Pas një viti, në vend që të ishim në betejë për vendosjen e drejtësisë, rrëzimin e Ramës dhe rikthimin e demokracisë në vend, falë L.B, E.R dhe Y.K jemi në përpjekje për të ribashkuar PD dhe për të shpëtuar pluralizmin në Shqipëri.Nuk është hera e parë që vihemi përballë sfidave të tilla. Po dhe këtë herë do ia dalim, siç ia kemi dalë dhe në situata më të vështira e në fund do të triumfojmë mbi të keqen.”